Pas ndarjes së Norës dhe Robertit nuk vonuan dhe shumë thashethemet se edhe çifti tjetër i njohur Mozzik dhe Loredana pas një krize në martesën e tyre janë drejt ndarjes.

Pavarësisht se çifti disa javë rresht nuk dhanë asnjë deklaratë të vetme duke na lënë në dilemë, njëherë Mozik e më pas Loredana me postimet e tyre thanë gjithçka, shkruan “Kosovarja”.

Mozziku na la të nënkuptojmë se faj për ndarjen e tyre kishte Lori pasi që statusi që i kishte dedikuar e thumbonte duke i thënë e ‘pabesë’.

Sidoqoftë, sa menduam që çifti u stabilizuan për pak dhe po merren secili me jetën e tij, Loredana bëri një veprim që habiti të gjithë.

Ajo postoi një instastory ku shihet një qafore ku janë të varuar shkronja H për vajzën meqë quhet Hana, e vëmendje të madhe mori edhe shkronja M, një kujtim i mbetur nga dashuria e çiftit.

Lori me të shpejt e kuptoi se do ketë thashetheme dhe reagime dhe e fshiu menjëherë, duke na lënë të kuptojmë se ndoshta gaboi./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË