Leonita Xhaka e ka veshur fanellën e Arsenalit për t’i dëshiruar sukses në ndeshje bashkëshortit të saj Granitit.

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita, e ka veshur fanellën e Arsenalit për t’i dëshiruar atij sukses në ndeshjen kundrejt Chelseat.

“Suksese babi, unë dhe mami të duam”, ka shkruar ajo pranë fotos së postuar në të cilën i shihet barku i fryrë.

Kujtojmë se ajo dhe Graniti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e mirë e kanë ndarë me ndjekësit nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË