Janë bërë gati 3 vite që kur Learta Jakupi u bë reja e këngëtares Shyhrete Behluli, konkretisht bashkëshortja e Kushtrimit.

E që nga ajo kohë kur edhe mori famën më të madhe, Learta vazhdimisht është në sy të mediave e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Ajo komentohet për secilin aktivitet, për veshjen, grimin, stilin në përgjithësi.

Por edhe për familjen, raportet me vjehrren e kunatat. Ndërsa pasi lindi djalin Matinin, u përfol për kujdesin e saj ndaj tij, se kujt i ka ngjarë dhe se cilën rrugë do ndjekë i biri.

Sa i përket ngjashmërisë, sonte Learta e dëshmojë këtë gjë, madje me fakte.

Ajo ka publikuar një fotografi të fëmijërisë në Instagram të cilën e ka krahasuar me fotografinë e Matinit.

Tmerrësisht të ngjashëm, sa vështirë ti dallosh. Për ata që e kishin dilema Learta tregon se ibiri ika ngjarë ‘kokë e këmbë’ asaj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË