Muajin e kaluar këngëtarja e njohur, Baby G dhe Lim Hoti i dhanë fund lidhjes pas 10 muajsh së bashku.

Çifti e kishin deklaruar lidhjen e tyre që në fillim duke publikuar foto e video së bashku.

Madje ata realizuan edhe një këngë që u pëlqye shumë nga fansat, por pas ndarjes ky projekt u fshi nga Youtube.

Limi ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit, “Bukë me vete” dhe gjatë bisedës, Roza e pyeti pse ai dhe Baby G e fshinë këngën.

“E hoqëm për arsye shoqërore. Për atë këngë kemi punuar 50-60 veta. Nuk ka qenë shpenzim ekonomikisht, kemi punuar nëpërmjet kontakteve me miqtë, ka qenë qejf”, u shpreh Limi.

MUND TË JU PËLQEJNË