Se është e njohur dhe e shndërruar në yjet më të ndjekura, këtë nuk mund ta mohojë askush.

Po, Learta Jakupi po di shumë mirë sekretin si ti bëjë të tjerët për vete, dhe të drejtojë në mënyrën më të mirë punën e famës dhe të afirmimit të saj, shkruan Kosovarja.

Reja e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behlulit, çdo ditë po ka diçka për të prezantuër para audiencës, për çka po i bën ende më të etur për paraqitjet e saj.

E ajo çka kemi nga Learta përveç veshjeve tradicionale e frizurave të rënda, është stili dhe moda që është çdo herë përpara me to.

Ajo në biznesin që udhëheq kujdeset të vijë gjithnjë në top formë dhe të bëhet inspirimi i shumë vajzave të reja.

Njëkohësisht edhe pozat nuk po i ndal, e që sërish sonte e kemi përballë pasqyrës së saj të famshme, me pozën dhe paraqitjen më atraktive. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË