Pronarja e një kompanie në Kinë ka shprehur vlerësimin për punëtoret e saja më të mira, para të cilave nuk hezitoi të gjunjëzohet dhe t’ua lajë këmbët.

Presidentja e një kompanie kozmetike si dhe një zyrtare e lartë ekzekutive, shihen në video duke qëndruar të gjunjëzuara para punëtoreve të tyre që ua zbathin këmbët dhe më pas ua pastrojnë.

Ajo po shpërblente punëtoret më të mira që realizuan shumë shitje, kështu mendoi se shprehja e vlerësimit për punën e tyre të palodhshme do të ishte e mirë.

Eventi është mbajtur më 2 nëntor në Jinan në provincën kineze Shandong. Në anën tjetër nuk është zbuluar emri i kompanisë që është e specializuar në shitjen e produkteve kozmetike.

Sipas mediave lokale, punëtoret kishin arritur të shesin shumë produkte gjatë periudhës së paraparë nga punëdhënësi.

MUND TË JU PËLQEJNË