Thuajse për ditë e gjithë vëmendja qoftë e mediave apo e publikut është e kthyer ka reja e Shyhretes, Learta Jakupi.

Learta me stilin e saj të veçantë ka arritur që të hyjë në zemrat e publikut dhe të bëhet nusja më e preferuar e tyre.

Madje, kohët e fundit lirshëm mund të themi se publiku po e do dhe njeh më shumë atë se vjehrrën e saj, krejt kjo për shkak të vëmendjes së madhe që ka marrë.

Herën e fundit ishte Learta ajo që qëndroi më ditë të tëra në qendrën e mediave rozë me veshjen e saj si ‘nuse zakoni’.

Natyrisht që ajo gëzon një respekt të madh për familjen e burrit të saj Kushtrimit, pasi që jo rrallë herë dedikohen edhe tituj ja çfarë bën Learta për vjehrrën e saj.

E Kushtrimi është ai i cili duhet të ndihet mashkull me fat. Së fundi, në imazhin e radhës vëmendja u fokusua në afirmitetin dhe ngjashmërinë e tyre si çift.

Me një femër si Learta, Kushtirmi e ka të pamundur të mos duken jo vetëm si burrë e grua, por edhe si vëlla e motër.

Kujtojmë, se dyshja e famshme janë prindër të një djali të quajtur Matin. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË