Janë bërë muaj që kur moderatorja e njohur është larguar nga televizoni dhe mediat.

Bëhet fjalë për Elita Rudin, e cila pasi është bërë nënë është larguar pothuajse nga të gjitha aktivitetet dhe angazhimet që ka pasur në ekran, shkruan Kosovarja.

Ajo iu është përkushtuar djalit të saj kokë e këmbë, duke u kujdesur për të në maksimum, dhe duke mos e lënë të vetëm qoftë për një moment.

Që po ia del suksesshëm këtë po e dëshmon përmes fotografive e videove të ndryshme, ku Zëri shihet se sa është shëndoshur dhe është rritur tamam për kohën e tij.

Ani pse Elita është tërhequr për pak nga emisoni i saj, kjo nuk do të thotë që ajo nuk do ti kthehet përsëri televizionit dhe adhuruesve të saj.

Do të rikthehet, madje atë me një rikthim goxha të suksesshëm, dhe këtë sapo e tregoi ne faqen e saj personale Instagram.

Ishte fotografia e saj e cila nxjerri në dritë këtë punë, ku Elita shihej në televizonin ku ka qenë duke punuar pra në t7.

Nuk e dijmë kohën e saktë se kur do ta kemi aktive përsëri bukuroshen, por të paktën e kuptuam se ka dashur të paralajmërojë diçka me këtë imazh, ashtu siç ka ditur të sjellë gjithmonë gjëra të mira e të pranueshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË