Klubi futbollistik tashmë i njohur “Shkëndija”, nga Tetova, u bë kampion edhe në këtë stinor, shkruan “Kosovarja”.

Me këtë rast, pas fitores së thellë dhe me dinjitet, në ceremoninë festive, e që u organizua me këtë rast, nuk kishte si të mungojë z. Lazim Destani, filantropi dhe biznesmeni i njohur edhe në qarqe ndërkombëtare, i cili ka merita të mëdha për sukseset dhe popullaritetin e fituar të këtij klubi futbollistik, klub i cili edhe synon t’i hyjë garës në kupat evropiane.

Me këtë rast, Lazim Destani, krenarinë dhe gëzimin e madh e shprehë edhe nëpërmjet rrjetit tij social:
“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në ndeshjen e “Shkëndijës” në Tetovë. Me përfundimin e lojës së bukur dhe fitores së thellë të kuqezinjve, futbollistët e “Shkëndijës”, në një ceremoni festive, duke e merituar denjësisht, e ngritën kupën për titullin e kampionit edhe për këtë stinor.

Me këtë rast, i uroj përzemërsisht futbollistët e “Shkëndijës”, stafin teknik, si dhe menaxhmentin e klubit, të cilët, të gjithë së bashku, e bënë më të mirën, duke dominuar në futbollin e vendit.

Gjithashtu, urimet e mia ua përcjell të gjithë juve, tifozëve dhe “ballistëve”, që me kënaqësi e ndiqni skuadrën tuaj ndeshje pas ndeshjeje.

Uroj tashmë skuadra të ketë përgatitje të mbara për t’i hyrë garës në kupat evropiane gjatë verës, duke ecur me suksese e rezultate të mira, e duke synuar sivjet ta kalojë pragun e play-off-it, e të kalojë në grupe.
Urime!”.

E, urime të veçanta Klubit fudbollistik “Shkëndija” i urojmë edhe ne, Stafi i Revistës “Kosovarja” në Prishtinë! /Kosovarja/.

BACK2BACK CHAMPIONS | Mission completed ! 🏆

🏆 🎶WE ARE THE CHAMPIONS 🎶🎉

Publiée par KF Shkëndija sur Dimanche 19 mai 2019

MUND TË JU PËLQEJNË