Nëse tri dekadat paraprake ishin luftë për ekzistencë plotë me barriera të ndryshme, dhjetëvjetëshi i fundit solli një Shkëndijë që menaxhoi të shndërrohet në forcë të vërtetë në futbollin vendor, thuhet në një njoftim të ekipit tetovar.

Kuqezinjtë prej vitit 2011 deri në 2019 kanë koleksionuar gjashtë trofe në skenën vendore, prej të cilave tri herë kampionë të vendit (2011, 2018 dhe 2019), dy Kupa (2016 dhe 2018) dhe një Super Kupë (2011).

Krahas titujve skuadra kuqezi numëron tetë pjesëmarrje në eliminatoret e Kupave të Evropës, prej të cilave tre herë në Ligën e Kampionëve.

Vitet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare ishin ato të 2016, 2017 dhe 2018 kur Shkëndija tri herë rresht luajti në ‘play off’ të Ligës së Evropës, duke u përballur me gjigantë evropianë, si Milani, Red Bull Salzburg, Gent, Rosenborg e të tjerë.

Njeriu më meritor për sukseset e Shkëndijës pa asnjë dyshim është presidenti Lazim Destani.

Ky i fundit që është pronar i kompanisë “Ecolog” ka kursyer pa masë për suksesin e skuadrës tetovare që është sinonim i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

MUND TË JU PËLQEJNË