Edhe shqiptarët e Shkupit e kanë paguar me gjak dhe sakrifica themelimin e Universitetit të Tetovës, si të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare, shkruan Kosovarja.

Historia 25-vjeçare, nga iniciativat e para, themelimi e deri sot,me burgosje, persekutime e të vrarë nga regjimi maqedonas, vjen me dëshmitë e protagonisteve të kohës, të cilët në këtë emision dokumentar shpalosin kujtime nga ajo periudhë e ditëve që hyrën në histori.

Vlen të përmendin, se para pak ditësh me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Univeristetit të Tetovës , u shpalos lapidari “Flakadani i Kujtesës” si dhe shtatorja e profesorit e rektorit historik me laps e fletore në dorë , ashtu si atë ditë kur e gjithë Tetova demostroi guxim për të pasur Universitet Madhështorë, e që meritor për gjithë investimin e shënimit të kësaj date është filantropi dhe biznismeni I njohur Lazim Destani .

Me këtë rast ju afrojmë emisionin dokumentar, në të cilin shfaqet histioria 25 vjecare e Universitetit të Tetovës dhe lufta e Fadil Sulejmanit për arsimin shqip. / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË