Filantropi dhe biznesmeni shqiptar me renome ndërkombëtare, vazhdon aktivitetet e tij edhe jashtë fushës së ngushtë.

Siç kuptojmë nga një postim i tij në rrjetin social “Facebook”, Destani sot i ka bërë vizitë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzdorf të Gjermanisë.

“Sot i bëra një vizitë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf. Në vazhdën e forcimit të marrëdhënieve Kosovë – Gjermani Konsullata u hap në muajin nëntor të vitit 2019 në Landin, North Rhine-Ëestphalia (NRË). Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë në këtë anë të Gjermanisë duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase.

Në pritjen që më bëri Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, fillimisht pata kënaqësinë t’ia përcjell urimet e mia për hapjen e Konsullatës si dhe urimet më të përzemërta për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me z. Kashtanjeva shkëmbyem mendime e diskutuam rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen, për ta mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet.

Konsulli Kashtanjeva u shpreh shumë falënderues për vizitën si dhe e çmoi lart gatishmërinë time për bashkëpunim.

Landi NRË është ndër Landet me industri dhe ekonomi shumë të zhvilluar andaj janë shumë të mëdha dhe premtuese mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë, si dhe një mundësi e mirë për nxitjen e investitorëve të ndryshëm nga kompanitë gjermane”, ka shkruajtir filantropi dhe biznesmeni i shquar, Lazim Destani, transmeton “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË