Tërmeti në Shqipëri, tronditi të gjithë dhe bëri që të solidarizohen shumica me viktimat dhe familjet e prekura nga kjo katastrofë natyrore që goditi shtetin shqiptar.

Federata, klube, presidentë e sportistë të ndryshëm, ftyra të njohura e shoqata e milionerë të shumtë dhuruan dhe ndihmuan me aq sa kishin mundësi, që shumica publikuan shumat e donuara për bamirësi.

Mirëpo i heshtur qëndronte filantropi dhe sipërmarrësi i njohur edhe në qarqe botërore, Lazim Destani, i cili ai dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike.

Lazim Destani, vec si biznesmen i shumë sukseshëm , me një mori mirënjohjesh nga shtetet e ndryshmeme të botës, njihet edhe si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë.

Destani, ndërkohë ka ndihmuar edhe KF “Shkëndija” e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi të merr nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar. / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË