Në qytetin e Alfabetit, në Manastirin tonë historik, qëndroi veprimtari i çështjes kombëtare dhe filantropi Lazim Destani, me rastin e ceremonisë së hapjes së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast, Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Imer Selmanit, i uroi shëndet e suksese në këtë detyrë simbolike të tij.

Se Lazim Destani ndodhet gjithmonë aty ku e lypë vendi dhe nevoja, tregoi edhe rasti i qëndrimit të tij në Manastirin historik, aty ku edhe u vunë themelet e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË