Rreth 300 biznese nga diaspora të vendeve të ndryshme të botës sot morën pjesë në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, me qëllim që të inkurajon edhe më tej afarsitët nga diapsora për të investuar në Kosovë.

Pjesë e këtij eventi, ishte edhe biznesmeni i njohur Lazim Destani, i cili gjatë fjalimi të tij tha:

Ndërsa, njëri ndër afaristë më të suksesshëm shqiptar, Lazim Destani kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, duke kërkuar lehtësira dhe eliminimin e barrierave për investime ka thënë se është e nevojshme të krijohet një Odë Ekonomike e Diasporës në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi për të qenë më afër investitorëve nga diaspora.

“Kisha një porosi për qeveritë tona apo institucionet e caktuara për lëmi të ndryshme të mendojmë pak më shumë, të caktojnë njerëz të cilët kuptojnë anën e biznesit apo ekonomisë për të pasur dhe fituar një besim më të madh i biznesmenëve të diasporës”, theksoi Destani.

MUND TË JU PËLQEJNË