Biznesmeni dhe filantopi i njohur edhe jashtë kufinjve të vendit, z. Lazim Destani , mbrëmë ka marrë pjesë në një akademi përkujtimore në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Shaban Viqa, i njohur si Baci, shkruan Kosovarja.

Ju kujtojmë dhe siç dihet, z. Destani përkundër angazhimeve të mëdha e kohës së tij të ngarkuar, gjithmonë gjendet aty ku përkujtohen dëshmorët dhe heronjtë që derdhën gjakun dhe e dhanë vetën për lirinë e trojeve shqiptare.

z. Lazim Destani, nuk mungoi as mbrëmë në dhjetëvjetorin e vdekjes të atdhetarit dhe veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shaban Viqa, i njohur si “Baci”,tek me këtë rast mbrëmë në Prishtinë, u organizua një akademi përkujtimore për ta kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e heroit.

Ai sot , në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka shkruar :

Ishte nder dhe krenari pjesëmarrja dinjitoze ,brëmë në Akademinë Përkujtimore kushtuar luftëtarit dhe atdhetarit të paepur Shaban Viqa – Baci, mbajtur në Prishtinë , me rastin e 10 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Duke nderuar e kujtuar Bacin në këtë Akademi , ne nderojmë idealin e tij madhor dhe të gjithë ata që luftuan e punuan për këtë ideal, për clirimin e trojeve tona , për bashkimin kombëtar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË