Pas më shumë se një muaj në heshtje, Elvana Gjata është ‘lajmëruar’.

Këngëtarja sot u pa aktive në rrjetin social Instagram duke ndjekur një person.

Ky aktivitet i saj vjen pas disa javësh pasi artistja thuhet se u largua nga Shqipëria për shkak të vrasjes që ndodhi më datë 4 tetor në ish-Bllok, rast në të cilin u përfshi edhe emri i saj, shkruan Prive.

Mirëpo, më pas, u raportua se këngëtarja nuk kishte të bënte me ngjarjen tragjike edhe pse në fillim u tha se vrasja ndodhi për shkak të një ngacmimi që iu bë asaj.

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën në natën e 4 tetorit. Disa persona janë në arrest ndërkaq dy të tjerë në kërkim.

MUND TË JU PËLQEJNË