Ish gjenerali, tash deputeti Daut Haradinaj, është nga ata persona të jetës politike që kanë agjendë të ngjeshur. Dihet që aktiviteti i tij politik është i gjerë, shkruan “Kosovarja”.

Por, përkundër punëve dhe obligimeve, Haradinaj gjen kohë edhe për familjen. Është nga politikanët që e shohim më shpesh nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijëve.

Dauti, i gezohet çdo suksesi të fëmijëve të tij, me të cilët kalon kohën më cilësore.

Deputeti i zëshëm dhe një prej figurave potente të politikës në vend, në faqen e tij në Facebook shkruan:

“Sot në një garë Ballkanike të notit ku po merrnin pjesë qindra sportistë, në mesin e tyre kishte edhe nga olimpiada. Pata kënaqesinë t’i shoh nga afër edhe Davidin dhe Hanën që me plot pasion po i demonstronin shkathtësitë e tyre.
Dëshiroj që ta përgezoj pronarin e qendrës STEP, Z.Agron Zeqiri dhe stafin e tij që me të vërtetë po e bëjnë një punë të madhe me brezat e ri”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË