Komplimentohet pothuajse çdoherë, e shumë rrallë merr kritika.

Si për zërin, përformancën e dukjen, gjithmonë është vlerësuar me notën maksimale, shkruan “Kosovarja”.

Edona Llalloshi është nga këngëtaret e estradës të cilës nuk ia lë shenjë mosha, madje duket se dita ditës po rinohet.

Paraqitjet e saj plotë stil e elegancë janë shtuar sidomos tash, në prgaë të festave të fundivitit.

Këngëtarja ka bërë edhe një ndryshim në pamje, duke i prerë flokët, për të cilin ka marrë mjfatë fjalë të mira.

Jo veç si këngëtare, Edona vlerësohet edhe si femër e zonja dhe e ndershme. Një komentues i gjinisë mashkullore ka mjaftë fjalë të mirë për të.

“Perveq Bukuris qe ka, nje Femer teper e Moralshme dhe e ndershme hallall. Lum familja qe e ka, dhe lum Poplli qe kemi ksi Kengetare te till. Ju pershendes gjithve! “, kështu shprehet ai në një fotografi në profil që ka realizuar Edona./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË