Ajo u bë e njohur me rolin e saj të Hazalit, në serialin Fate të Kryqëzuara.

Alina Boz dhe partneri i saj Mithat Can Ozer, janë fotografuar mbrëmjen e kaluar në një nga klubet me të njohura në Stamboll.

Çifti, i cili ka bërë shumë bujë për shkak të diferencës së tyre në moshë (plot 17 vjet), mbrëmjen e djeshme le të themi që e kanë hedhur totalisht poshtë ‘mitin’ e moshës.

Ata janë paraqitur në klub rreth orës 23:00 dhe janë larguar prej aty rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Personat në klub kanë treguar se Alina dhe Mithat kanë kërcyer pafund dhe e kanë shijuar tejmase mbrëmjen. Kështu që, me energjinë që i karakterizon, dasma e tyre paska për të rezultuar një mbrëmje spektakolare.

MUND TË JU PËLQEJNË