Një prej emrave të njohur të estradës i është futur politikës.

Producenti i njohur shqiptar, Artan Bajrai, i njohur për publikun si Don Arbas i është bashkuar Vetëvendosjes.

Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti i cili e ka publikuar një foto së bashku me Artanin, vëllain e këngëtares Arta Bajrami.

“Artan Bajrami, i njohur si Don Arbas, u bashkua në VETËVENDOSJE!. Artani tash e shumë kohë është pjesë e skenës muzikore, ndërkaq viteve të fundit angazhimin e tij e ka fokusuar si producent e kompozitor. Mirëserdhe Arbas, në ritmin e Lëvizjes!”, ka shkruar ai pranë postimit./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË