Fundjava me mot të butë dhe mjegull rreth viseve të ulëta. Priten edhe reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, moti sot në vendin tonë do të jetë më i butë. Në mëngjes dhe paradite reshje lokale shiu. Ditën vranësira të ndryshueshme. Në mbrëmje në vise të ulëta mjegull, vende-vende mundësi për riga shiu.

Kurse, nesër moti do të jetë i butë dhe pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të luhaten nga +1C deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 11C.Era do të fryjë e lehtë nga drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

MUND TË JU PËLQEJNË