Këngëtari i njohur Alban Mehmeti dhe bashkëshortja e tij Fjolla janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit.

Derisa Albani komentohet më tepër për angazhimet e tij në karrierë, Fjolla merr vëmendje me paraqitjet e saj plotë stil, shkruan “Kosovarja”.

Çifti kanë jetë të lumtur bashkëshortore dhe janë prindër të përgjegjshëm për dy djemtë e tyre.

Ndërkohë që jemi në prag të vitit të ri ata kanë befasuar fëmijët në mënyrën më të mirë.

Albani ka treguar se gjyshi e gjyshja i kanë befasuar nipat.

Ai e ka veshur me kostum të babadimrit, babin e tij, të cilit ia kishte ngarkuar dhe dy thasë të mëdha me dhurata.

Këngëtari bëri të ditur se kjo ishte një surprizë që e realizoi në bashkëpunim edhe me nënën e tij, e cila u përkujdes t’i habisë fëmijët derisa babadimri të vinte në shtëpi.

Albani publikoi pamje nga kjo befasi në Instagram, ku ndjekësit e komplimentuan për idenë./Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/B6quHfWn4AV/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË