Alban Mehmeti është ndër zërat më të kërkuar për dasma e ahengje familjare.

Këngëtari i mirënjohur po vazhdon suksesshëm të depërtoj në tregun muzikore, ndonëse jo me ndonjë projekt të ri, shkruan “Kosovarja”.

Por ai vazhdimisht është i angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, dasma e organizime të tjera familjare.

Krahas gjitha këtyre angazhimeve këngëtari mundohet maksimalisht të jetë bashkëshort e baba i përgjegjshëm.

Ai kalon kohë e argëtohet me ta kohë pas kohe. Së fundi publikon djemtë e tij, të cilët duket se janë bërë superheronjtë e familjes.

Njëri i veshur me kostumin e batman-it e tjetri të spiderman-it duket se luajn rolin për mrekulli. Sa të këndshëm!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË