Edhe Gresa Behluli hyn në listën më të ngushtë të fytyrave publike që përmenden edhe për detajin më të vogël.

Ndonëse i hyri muzikës në moshë shumë të re, Gresën sot e kemi shumë të suksesshme dhe të zonjën në angazhimet e saj, shkruan Kosovarja.

Dikur që përmendej si vajza e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejzës, sot ia ka arritur të dalë nga kjo hije e të përmendet vetëm për të arriturat e saj.

Muzikë, hite, videoklipe, bashkëpunime, performanca të veçanta, janë vetëm disa nga këto që kanë dalur nga ajo me shumë përkushtim e punë të pandalshme.

Nga ana tjetër ajo komentohet shpesh dhe për jetën private, ku edhe në këtë pjesë ka mjaft për të thënë e për të dhënë për të.

Kryesisht për atë që përmendet më shumë janë fotografitë e realizuara e të qëlluara që sjell çdo herë.

Por, sot ndodhi dhe erdhi më ndryshe se të tjera herë, pasi ktheu kohën mbrapa dhe sjelli një imazh ku shihej me një trëndafil në dorë.

Kush t’ia ketë dhuruar vallë që e ka drejtuar drejt shkrepjes së kësaj fotografie, e sidomos kur edhe sot e kujton po me aq nostalgji e dashuri. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË