Ka shumë arsye pse ato sot janë kaq të dashura, të respektuara dhe shumë të pëlqyera për punënë që bëjnë.

Motrat Mustafa janë meritore për suksesin e jashtëzakonshëm që kanë arritur për gjithë këto vite që i këndojnë publikut, shkruan “Kosovarja”.

To prekën tema të ndjeshme, i kënduan atëdheut, familjes, shoqërisë e çdo gjëje që e preokupon këtë popull. Dhe mbase kjo ishte formula më e mirë që mblodhën kaq shumë njerëz pas vetes.

Përveç karrierës tetë motrat Mustafa gëzojnë raporte të lakmueshme familjare mes vete, ku shpesh shihen bashkë në ambiente të ndryshme.

Së fundi motra e vëllëzër, familje kjo e madhe janë mbledhur së bashku në një vend. Të gjithë shihen të lumtur dhe mbase ndihen të bekuar që janë pjesë e kësaj familjeje.

“Me vëllëzërit Mustafa”, është mbishkrimi i fotografisë që është publikuar në llogarinë në emër të Motrave Mustafa në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË