Edhe Sahide Mustafa është ndër emrat me influencë në botën e shoëbizit.

Ajo së bashku me motrën e saj Safeten ka vite që publikut i dhurojnë këngë e hite të panumërta, shkruan “Kosovarja”.

Motrat Mustafa çdo herë sigurohen që me këngët e tyre të qëllojnë në shenjë, e këtë ia dolën ta bëjnë edhe me dy hitete e tyre të fundit me atë dedikuar nënës së tyre dhe këtë të fundit “Dasma”.

Është e rrallë që në familjet e këngëtarëve të mos e trashëgojnë talentin për këndim dikush prej fëmijëve.

Në shtëpinë e Safetes rrugëve të nënës ka shkuar vajza e saj Elsa. Kurse në atë të Sahides vajza e saj Redola.

E kjo e fundit, sjell imazhin më të bukur bashkë me nënën ku vëmendje të madhe po merr paraqitja e tyre ku po duken më shumë si motra se sa si nënë e bijë.

Redola duhet të ndihet me fat që ka një nënë kaq të re dhe të bukur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË