Zëri i tyre i mrekullueshëm është krahasuar me atë të bilbilit, në këtë mënyrë Motrat Mustafa kanë marrë epitetin “Bilbilat e Mushtishtit”.

Ato janë ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës popullare, më të dashurat dhe tash nga më të kërkuarat për dasma e ahengje të ndryshme familjare, shkruan “Kosovarja”.

I pamë gjithmonë bashkë, e asnjëherë të ndara, duke krijuar melodinë më të mirë në projektet e tyre të shumta me tema të ndryshme.

Flasim pak për Sahidën, ajo krahas karrierës së suksesshme, ka krijuar familje të shëndoshë dhe të lumtur.

Ajo prej vitesh është e martuar me Fadilin dhe kanë tre fëmijë, Redolën, Olisën dhe Diorin.

Vajza e saj tashmë është rritur dhe po e vazhdon rrugëtimin e së ëmës, bashkë me stilin dhe elegancën e trashëguar.

Por Sahidja me pamjen e saj ngjanë sikur të jetë motra, e jo nëna e Redolës. Sidomos me paraqitjen e fundit ajo ka mahnitur. Duket si nuse rendi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË