Secili çift në ditën më të rëndësishme të jetës, synon që në ahengun e tyre të bëhet atmosfera më e mirë.

Për këtë arsye edhe zgjedhin për këngëtar/e atë që mendojnë se iu ndihmon në këtë aspekt, shkruan “Kosovarja”.

Se e kallin atmosferën në dasma e kanë dëshmuar edhe motrat Mustafa, që u zgjodhën për të kënduar në dasmën e këtij çifti në Mushtisht.

Ato janë ndër këngëtaret më dashura për çdo familje shqiptare, me të cilat janë rritur gjenerata të tëra.

Një atmosferë briliante e krijuar në këtë aheng nuk është parë gjëkundi. Nën ritmin e këngëve të Motrave Mustafa të gjithë dasmorët janë ngritur në këmbë duke kënduar e kërcyer.

Kurse dhëndrri thuajse fluturon duke u defryer me dasmorë.

Në këtë video shihet më së miri se si e “kallën” atmosferën në dasmë Motrat Mustafa./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË