Artiste e dashur, e kërkuar, e bukur, shpirt luftarak, e mbi të gjitha ndër të zonjat në estradë.

Yllka Kuqi ka vite që dhuron muzikë të dëgjuar dhe të mirëfilltë, ku nëpërmjet saj arrin që gjithmonë të shndërrohet në figurë e personazh shumë të diskutuar, shkruan Kosovarja.

Përveç projekteve e perfomancave të veçanta që i sjell për të tjerët, ajo po vazhdon të shquhet si ndër ato këngëtaret që i ka rezistuar kohës dhe pavarësisht kalimit të viteve ende më shumë është zbukuruar.

Këtë po e dëshmojnë fotografitë e shumta që po sjell, e cila gjithmonë e më shumë habit me stilin dhe sharmin e saj.

E, ajo që bie në sy, janë fustanet e saj të cilët të gjithë i zgjedhë që për mbrëmjet e saj të jenë me rruza dhe me gurë.

Por, këtë herë vendosi që të vijë më ndryshe, dhe fustani i saj të jetë i tëri i thjeshtë. Gjë që e bëri të dukej edhe më bukur dhe tërheqëse. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË