Osman Azemi konsiderohet si një ndër aktorët më të dashur për publikun kosovar.

Karakteret që i përfaqëson nëpërmjet roleve janë mirëpritur çdo herë nga fansat e tij, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse roli më i dashur mbetet ai i “Tetës Gjyli”, me të cilin shkakton mjaft të qeshura.

Jo vetëm karriera e tij por ajo që ngjall interesim është edhe jeta private e Osmanit,për të cilën thuajse nuk dihet asgjë.

E ajo për të cilën është i interesuar publiku të dijë më shumë është jeta e tij bashkëshortore. Edhe pse i martuar madje edhe prind, Osmani ka qenë çdo herë i rezervuar në këtë aspekt, madje nuk ka zbuluar as emrin e bashkëshortes së tij.

Në rrjetet e tij sociale nuk mund të gjesh të paktën një foto me bashkëshorten e tij apo një foto familjare.

A thua aktori që e mban larg mediave jetën e tij martesore është vendim i tij apo edhe dëshirë e gruas?./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË