Këngëtarja drenicase Afërdita Demaku ka arritur të fitoj zemrën e publikut me projektet e qëlluara që ka realizuar për vite të tëra.

Zëri i saj u dëgjua dhe kërkohet në gjitha trojet ku ka shqipatarë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është shumë aktive në karrien e saj muzikore, duke sjellur projekte të njëpasnjëshme, të cilat po priten mirë nga publiku.

Afërdita poashtu dallohet për stilin dhe elegancën që e ka bartur vite me radhë. E talentin për të kënduar e kanë marrë edhe vajza e djali i saj, me të cilët ka realizuar një duet për dasma.

Këngëtarja është aktive në rrejtet sociale ku përveç aktiviteteve që lidhen me karrierën e saj muzikore, ndanë edhe momente të bukura familjare.

Së fundi ajo u shfaq krah të birit të saj Shqiprimit me të cilin kanë dalë në shetitje. Dashuria dhe ngrohtësia e nënës për djalin përveç përqafimit e buzëqeshjes, shihet qartë në sytë e këngëtares. Ska si nëna./Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË