Kjo është periudha kohore kur pothuajse që të gjithë këngëtarët janë në punë e sipër, për të bërë gati projektet muzikore për muajt më të nxehtë të verës.

E në fakt, sezoni i verës sjell një garë të fortë në estradë për atë se kush do të godasë me hite dhe kujt do t’i takojë vera.

Pikërisht, gjatë këtij sezoni publikohen krijime të shumta dhe dalin hitet më të mëdha të vitit.

Vera e kaluar është karakterizuar me një garë të fortë mes rep-artisteve tona dhe, duke marrë parasysh këtë, edhe në verën 2019 pritet që një garë e tillë të vazhdojë.

Priten projekte të reja muzikore nga Tayna, Melinda, Rina e Fifi. Ndërsa, pritet të shihet nëse rep-artistët meshkuj do të aktivizohen sikurse vite më parë, për të bërë kështu një garë edhe më interesante.

E nisi vitin 2019 më mirë se kurrë, duke sjellë një album me hite, ku secila këngë ishte më e dëgjuar se tjetra.

Mbetet të shihet nëse hitet e Tunës, si: “A don hala”, “Nëse vdes e re” e “Tani m’ke zemër” do të arrijnë të dëgjohen edhe gjatë verës.

Vjet gjatë verës Dafina kishte goditur me Lumin B me këngë “Kalon”, por a do t’ia arrijë edhe këtë verë, na mbetet të presim.

Kida së fundmi publikoi bashkëpunimin me Lyrical Son dhe kënga e tyre “Deja Vu” duket të ketë premisat për t’u shndërruar në një hit vere. E nga Kida priten edhe këngë të tjera.

Prej kohësh Leonora Jakupi nuk ka sjellë këngë të reja, mirëpo pak kohë më parë ajo u pa në studion e producentit shqiptar, Irkenc Hyka, që me këtë rast la për të kuptuar se diçka e re po vjen.

Edhe Capital T, Genta Ismajli, Elvana Gjata, Soni Malaj, Fero e Geti janë disa nga emrat që pritet të vijnë me projekte të reja.

Ndërsa, përgjigjen se kujt do t’i takojë vera 2019 në muzikë, do ta marrim muaj më vonë.

Kujtojmë se disa nga hitet verore shqiptare janë: “Origjinale”, “Vibe”, “Love me”, “Fenix”, “S’jena mo” etj./T7

MUND TË JU PËLQEJNË