Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Ish-misteri, tash biznesmen, familjar i përkushtuar
Nuk është nga ata persona që i pëlqen ekspozimi i tepërt, por suksesi shpesh e vë në fokus. Albert Hashimi, djaloshi i spektakleve të bukurisë, përfaqësuesi i bukurisë mashkullore shqiptare në botë, sot shkëlqen në një segment tjetër, në botën e biznesit. I shkolluar, i edukuar, fleksibil dhe strateg. Shtoj kësaj edhe yllin e fatit dhe ja ku kemi një emër: Albert Hashimi. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Dhunimet e femrave gjatë luftës
E dhunuan para burrit!
Tri femra të dhunuara shpalosin pjesërisht kujtesën më të hidhur të jetës. Është vetëm një pjesë tragjedie nga mbijetimi kolektiv i dhunës serbe mbi shqiptarët që janë mbajtur gjithkund gjatë spastrimit etnik të Kosovës. Lexoni detajet ekskluzive vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Serbia erdhi në Kosovë!
Natën Serbia i solli tanket në Kosovë që të mos shqetësohej populli, sepse serbë e shqiptarë ishin pajtuar në Bruksel dhe më nuk kishte probleme të pazgjidhura. U pajtuan me të gjitha mospajtimet. Të huajt nuk qëndruan më në Kosovë, sepse i kemi lodhur duke u thënë se UÇK-ja e ka çliruar Kosovën… Për tetëmbëdhjetë vjet kisha jetuar i qetë dhe i lumtur, duke shëtitur andej-këndej Kosovës: herë Republikës së Kosovës, herë shtetit të Kosovës. Isha takuar vetëm me komandantë. Me ushtarë të UÇK-së, çuditërisht, nuk kam arritur të takohem, sepse nuk gjeja të tillë. Cilindo që e takoja, ishte komandant: “Unë komandant filani… unë komandant…”. Kush i thotë këto dhe shumë të tjera, lexoni ekskluzivisht në “Kosovare”.
Vajtoi 35 vjet për dashurinë e parë!
U takuam në plazh pas 35 vjetësh. Ajo më thoshte të protestoja pse isha rritur e bërë burrë. Dhe, në fund, u bindëm se kishim jetuar për atë ditë 35 vjet! Si vijon historia? Duhet ta lexoni patjetër. E gjeni vetëm në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Rrëfim i punëtorit të krahut – “Zonja sa herë dëshiron të kënaqet, më thërret të punoj!”
I mbaj në mend fjalët e pleqve kur thoshin: “Vera njëherë vjen kah dera”. Vërtet, u binda para një dekade, se çka të sillet rreth hundës njëherë, vështirë është të përsëritet. Fati im ishte që arrita ta shijoja deri në maksimum atë rast, për të cilin kisha dhënë gjithçka, që t’më përsëritet edhe njëherë. Lexojeni të plotë vetëm në numrin e ri të “Kosovares”.
Flet gruaja nga Gjilani që e ka burrin në kurbet – Burri nuk po vjen ta punojë “tokën” e vet!
Teksa dëgjon histori të tilla, të duken të pabesueshme. Por, në fakt, ky është realiteti për një pjesë të konsiderueshme të grave që “braktisen” nga burrat që zgjedhin kurbetin, ndoshta, për një jetë më të mirë, apo…Detaje të tjera nga ky rrëfim, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Ditët e errëta – Si i shpëtoi vdekjes këngëtari Mentor Haziri?
Këngëtari Mentor Haziri, ka rrëfyer për tmerrin që ai dhe familjarët e tij kanë parë me sy në kohën e luftës në Kosovë. Mentori ka treguar për sakrificat që ai dhe shumë të tjerë në atë kohë janë detyruar të ndërmarrin për të shpëtuar. Këngëtari tregoi se ushtarët serbë kishin rrethuar rreth 500 persona në mal për t’i ekzekutuar dhe mes tyre ishte dhe ai.
Duke rrëfyer se ai lutej që ta vrisnin të parin, këngëtari shton… Rrëfimin e plotë e lexoni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
“Kam sakrifikuar për të arritur këtu ku jam”
Emine Toska, aktorja gjilanase, “nimfa” e shumë roleve të ndryshme, gjithmonë ka bërë dhe bën bujë para artdashësve, kudo që interpreton, me talentin dhe sharmin e saj. Kjo edhe është arsyeja e kësaj interviste me të, të cilën mund ta lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
“Zotëria juaj” – 40 vjet në skenë
“Fisnikët” është grupi i njohur pop-rock, i cili rriti dhe edukoi me muzikën e tij për dekada me radhë gjenerata të ndryshme të rinjsh. Të vlerësuar ndër vite me çmime, grupi kosovar hyri në historinë e muzikës shqip që në vitet 80, duke krijuar hite, jo vetëm në një zhanër të palëvruar shumë deri asokohe, por edhe me tekstet, të cilat për herë të parë te ne vinin krejt ndryshe; me mesazhe të forta sociale, politike, guximi, ndjenje, por edhe humori e satire. Si u formuan? Si lindën hitet e mëdha? Historia e vërtet e “Fisnikëve” veç në “Kosovare”.
“Jeta si këngëtare është e bukur, por e vështirë”
Valbona Gjezo është këngëtare e njohur shqiptare. Është nga Gjirokastra. Por, suksesin e vërtetë e ka arritur në Zvicër, ku edhe jeton që nga viti 2007. Intervistën speciale me këngëtaren me zë të ëmbël, mund ta lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Pse bukuroshet tona i refuzuan shqiptarët?
Dikur martesat me të huajt në shoqërinë tonë konsideroheshin tabu, por jo më. Dikur rastet e tilla kanë qenë të pakta, me përjashtim të atyre rasteve kur të rinj shqiptarë janë martuar me gra të kombësive të tjera, për leje qëndrimi në një shtet të caktuar. E, tash kjo dukuri ka filluar të eliminohet. Tash martesat më të huaj po i bëjnë nga dashuria. Një mori emrash të njohur tashmë kanë lidhur martesë me të huaj. Kush janë mësojeni në këtë numër të Revistës Kosovarja