Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Bajram Hasani: I zoti, i suksesshëm, familjar i përkushtuar
I zoti, i dijshëm, familjar. Madje, gjatë kohës sa ishte ministër u cilësua edhe si ministri më i pashëm. Ky është Bajram Hasani, ish-ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës. Hasani ishte ministër në periudhën shtator 2017-tetor 2018. Në këtë periudhë Bajram Hasani është cilësuar nga shumë organizata si njëri prej ministrave më të suksesshëm të kabinetit të Ramush Haradinajt. Krejt të pa thënat për ish ministrin dhe familjen e tij, vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Faqja e 7-të
…Si erdhi edhe kjo kohë: të duan vetëm kur u duhesh?!
E keni vënë re: Kur dikush të kërkon një nderë, të merr me dhjetëra herë në telefon! Kur ti ia kryen, nuk ta bën, madje, asnjë zile të të thotë, së pakut, një “Faleminderit”!
Faqja e 7-të nga Gani Dili, vetëm dhe ekskluzivisht në “Kosovare”.
Shqiptari që i shërbeu Titos, Rugovës e Thaçit
Ndonëse ka mbushur të 70-at, Ibrahim Qerimi, ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë. Ibrahim Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë në hotelieri si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta “Rilindja” kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij. Lexoni rrëfimin e tij interesant vetëm në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Pse jam nëna e vakive?
“Një pjesë të jetës e kam kaluar mbi muret e oborreve të fqinjave, duke i ndjekur trumcakët. Një pjesë më ka shkuar me lloj-lloj gjërash të çuditshme, kurse pjesa tjetër po më shkon duke i komentuar politikanët tanë!”. Këtë rrëfim interesant, e lexoni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
“Tri herë ika nga vdekja!”
E mban mend mirë Luftën e Dytë Botërore. E kujton edhe Shaban Polluzhën, ushtar i të cilit ishte. Ndonëse 95-vjeçar, Ramë Hoti, nga fshati Marinë i Skenderajt, e ka të gdhendur në memorie momentin kur i shpëtoi masakrës së luftës së fundit, e cila ndodhi pikërisht në fshatin e tij. Kjo nuk ishte hera e parë që Hoti po i shpëtonte vdekjes. Vazhdimin e rrëfimit të pa besueshëm të Ramë Hotit, e lexoni vetëm në “Kosovare”.
Ç’kanë të përbashkët Gadimja dhe Gërdeci?
Fshati Gadime e Poshtme e Lipjanit është ndër vendbanimet më të mëdha në Kosovë. Aktualisht ka rreth 2500 shtëpi. Shtrirja e tij nis nga magjistralja Prishtinë-Shkup dhe vazhdon nëpërmjet grykës së kodrave Murtur dhe Surgjak dhe përfundon afër fshatrave Vrellë e Plitkoviq, e që janë vise malore. Në të dyja kodrat në maje ka fusha futbolli, në të cilat tash e tridhjetë vjet luajnë fëmijët dhe moshat e tjera.
Por, çka ka të përbashkët me Gërdecin e Shqipërisë? Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Takimi me “hoxhenicën”
“Hoxhenica” e fshatit tim është mbuluar në të gjitha anët… Dikur femër e kafiterive…
Një femër e gjatë, e mbuluar në krye me shami dhe në trup me pantollone të gjerë, të formës së fustanit, ndalet dhe u flet disa njerëzve, me pyetje dhe përgjigje të adetit tonë…Të vërtet për hoxhenicen e famshme nga Kosova, i lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Nuk ka punë as për njerëzit me dy diploma!
Marigona Krasniqi, nga Drenasi, ka kryer masterin e Juridikut dhe Fakultetin e Edukimit, por nuk ka arritur ende të gjejë punë! Marigona Krasniqi i ka përfunduar studimet tash e dy vjet, por nuk arriti të punësohet në fushat për të cilat i ka kryer studimet. Megjithëkëtë, ajo ka kërkuar që të rinjtë të mos dorëzohen për ëndrrat e tyre. Zëri i saj dhe i shumë të rinjëve të tjerë të pa punë, në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Si ma ndërruan burrin?
Mezi e kam përballuar shpirtërisht dhe fizikisht gjithë atë që më ndodhi në ditët e para të martesës sime, ditë kur pash haptazi se ma kishin ndërruar burrin! Nuk ishte ai që e kisha parë dhe njohur në fotografi…Kjo histori nuk bënë të humbet. Lexojeni në “Kosovare”.
Në Kosovë nusja më e keqe kushton 10 mijë euro!
Kënaqësinë e dasmave në Kosovë po e përjetojnë vetëm femrat. S’ka më traditë: burrat veç e gratë veç. Tash burra e gra bashkë…
Tradita e dasmës në Kosovë sot nuk trashëgon asgjë nga e kaluara. Askujt më nuk i intereson nëse nusja sot e ka të parin a të dhjetin mashkull për burrë… A ka ecur rrugëve me kërthizë të zbuluar apo ka kaluar nga lokali në lokal. Por, kush po thotë që në Kosovë nusja më e keqe kushton 10 mijë euro? Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Tuna, këngëtarja feministe
E veçantë, ekspresive, me stil dhe influencë. Kjo është Tuna. Në këtë numër të revistës “Kosovarja” lexoni për herë të parë 10 faktet të pa thëna të jetës së saj.
Agon Latifi – ylli i ri i muzikës
Agon Latifi dita-ditës po hynë në listën e ngushtë të këngëtarëve të rinj, më të pëlqyer në vend. Zëri dhe stili i tij unik po i sigurojnë vend mes yjesh, ndërkohë që kënga e tij e re, me titull “Si ti”, është bërë një nga më të dëgjuarat. Çka nuk keni ditur për Agonin, mësojeni në numrin e ri të “Kosovares”.
Kida: Edhe aty jam shumë energjike…
Kida ka sjell projektin me titull “Ku je”, këngë që me të shpejtë ka nisur ta marrë pëlqimin e publikut. Këngëtarja asnjëherë nuk kalon pa u vërejtur nga njerëzit, andaj edhe produkti i fundit muzikor shpejt e gjeti vendin për te zemrat e njerëzve. Ajo është energjike në jetë e muzikë, por edhe diku tjetër. Në “Kosovare” mësoni çka s’keni ditur.