Moderatorja e njohur Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda pasi pranuan publikisht lidhjen e tyre me anë të një fotoje në Instagram nuk kanë nguruar të postojnë çaste me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se janë shumë të dashuruar.

Duket se gjërat tashmë janë serioze dhe çifti janë njohur edhe me familjarët e njëri-tjetrin. Ka qenë Klea e cila në një postim në Instagram ka uruar për ditëlindje vëllain e Elgitit dhe e ka konsideruar si kunatin e saj.

“Edhe 1oo kunati më i majr prej krejtve” – shkruan moderatorja dhe i ka bashkangjitur edhe një foto të tij. Laerti ngjan shumë me Elgitin edhe pse është më i vogël në moshë.

Vetëm pak ditë më parë çifti ka festuar 2-vjetorin e lidhjes, dhe ne i urojmë edhe shumë vite të tjera së bashku.

MUND TË JU PËLQEJNË