Edhe Elvana Gjata ishte mbrëmë pjesë e festivalit “Sunny Hill”.

Elvana Gjata ka dhuruar performancë magjike në skenën e “Sunny Hill”.

Elvana Gjata ishte në msin e të ftuarve në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja kishte përgatitur performancë madhështore, duke bërë që i gjithë publiku të këndojnë bashkë me të.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shkëputi një pjesë të kësaj performance.

“Sunny Hill Festival. Faleminderit që më kishit! Shumë krenare! Ne shqiptarët!🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Elvana.

Për ndryshe, përveç Elvanës mbrëmë ka kënduar edhe artistja me famë botërore, Miley Cyrus si dhe shumë të tjerë. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË