Një shofer i tmerruar ka filmuar një grua në makinën e saj Tesla deri sa ecte në shpejtësinë 80 kilometra në orë dhe shkruante mesazhe në telefon në të njëjtën kohë.

Gruaja që po ecte në makinën e re elektrike i kishte dy duart e zëna dhe nuk po shikonte rrugën.

Kjo për shkak se në makinat Tesla ekziston opsioni i vozitjes “autopilot”. Ky opsion përdor disa kamera dhe radarë që të shikojë trafikun për rreth, dhe në këtë mënyrë të dërgon në vendin e dizajnuar.

Sistemi është i aftë që të drejtojë timonin dhe të vetërregullojë shpejtësinë në mënyrë që të adaptohet me rregullat e trafikut.

Shikoni pamjet më poshtë:

MUND TË JU PËLQEJNË