Gresa Behluli është fytyra më e dashur dhe më e ndjekur tek publiku shqiptar.

E bukur, rinore, e freskët, e zonja dhe mbi të gjitha me një talent të rrallë, që përgjatë këtyre viteve në skenë e ka dëshmuar këtë pasion të saj, shkruan Kosovarja.

Nga këngëtarja bukuroshe kemi me qindra performanca, këngë hitesh e bashkëpunime të shumta me të ëmën që gjithmonë kanë ditur si të godasin në shijen e publikut.

E përveç që është cilësuar gjithmonë si një artiste që i shkon zëri, ajo është dalluar edhe për paraqitjet dhe prezantimet e saj në skenë.

Gjithmonë ia ka dalur që të duket bukur, të shkëlqejë e të mbizotërojë në mbrëmje e ahengje familjare.

Pra, gjithnjë e cilësuar dhe e përmendur për një bukuri të rrallë, e veçanërisht kjo gjë iu është shtuar pas martesës së saj.

Martesa e ka aktualizuar ende më shumë dhe e ka bërë të jetë më e pranishme në rrjetet sociale e në faqen e saj.

E tek këngëtarja e njohur përveç që është vërejtur kjo dukuri, është parë se edhe bukuria e saj sa shkon e i rritet.

Këtë sapo e dëshmoi edhe në videon që u prezantua tani, një vajzë e çiltër, e bukur dhe me një stil të veçantë, vështirë se gjendet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË