Këngëtari i mirënjohur, Meda dhe gruaja e tij, Lulja janë një prej çifteve më të përfolura në publik e në media.

Ata janë të martuar dhe prindër të katër fëmijëve.

Meda është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij imazhe të shumta.

Së fundi këngëtari ka publikuar një fotografi të vajzës së tij, Rejhanës, në të cilën vogëlushja shfaqet shumë e bukur dhe e veshur me shumë stil.

“Princesha e babit, Rejhana”, ka shkruar Meda në mbishkrimin e fotografisë.

Në këtë fotografi, miqtë dhe kolegët e këngëtarit i kanë lënë komente mjaft të veçanta. Meda dhe Lulja kanë katër fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. /RTV21/

MUND TË JU PËLQEJNË