Ai është një nga meshkujt më popullorë dhe të suksesshëm në historinë e futbollit, e rrjedhimisht, nuk kanë si të mungojnë kërkesat nga femra të ndryshme, për të qenë në krah të tij.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, i cili duket se ka ditur përherë të zgjedhë vajzat më bukuroshe për të pasur në krah.

Mirëpo, numri i tyre është me të vërtetë shumë i madh, e këtu flasim për vajza që kanë dalë zyrtarisht dhe publikisht në media me yllin e futbollit.

Se sa të tjera mund të ketë në “prapaskenë”, nuk e dimë.

Jordana Jardel – Në vitin 2013, e dashura e parë me të cilën Ronaldo ka dalë në publik është motra e Mario Jardel, me të cilin futbollisti ka qenë në skuadër.

Merche Romero – është një modele shumë e njohur portugeze, e cila është shfaqur në kopertina revistash të ndryshme dhe në televizione.

Kjo është një nga të dashurat me të cilar Ronaldo ka qëndruar më gjatë në një lidhje.

Gemma Atkinson – është e vetmja modele britanike me të cilën Ronaldo ka qenë në një lidhje. Gemma ishte modele të bredshmesh.

Nereida Galardo – Kjo ka qenë një lidhje vere, në vitin 2018, e cila nuk zgjati shumë.

Irina Shayk – është lidhja më e gjatë që Ronaldo ka pasur. Irina është modele ruse mjaft e njohur. Ata dolën bashkë për 5 vite, deri sa u ndanë në vitin 2015.

Lucia Villalon – Prezantuese spanjolle, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Georgina Rodriguez – Në gusht të vitit 2016 ata nisën të shoqëroheshin dhe kanë qenë bashkë prej asaj kohe. Georgina është modele dhe të dy janë martuar. Ajo është nëna e 4 fëmijëve të Ronaldos.

Në vijim gjeni femrat për të cilat kanë qarkulluar thashetheme të shumta për lidhje të mundshme me CR7.

Bipasha Basu – Modele dhe aktore indiane. U tha se në vitin 2007 ajo po dilte me futbollistin, teksa shoqërohej edhe me një aktor indian.

Paris Hillton – Edhe pse pati thashetheme të shumta për lidhjen e të dyve, asnjëherë nuk e konfirmuan.

Kim Kardashian – Në vitin 2010 u tha se ata kaluan pushimet bashkë.

Soraya Chaves – Pasi u nda nga Romero, ai doli për një kohë të shkurtër me Chaves.

Mia Judaken – Thuhet se ajo ka qenë një shoqe fëmijërie e Ronaldos. Të dy kanë dalë kur ishin vetëm 18 vjeç.

Gemma Storey/Tyese Cunningham – Një periudhë kohe u përfol se Ronaldo ishte përfshirë në orgji me dy femrat e famshme./joq

MUND TË JU PËLQEJNË