Learta Jakupi sapo ka lënë pas krahëve edhe një eksperiencë të mrekullueshme, koncertin e dytë solistik si soprano, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, Learta ka shkëlqyer në çdo pikë dhe ka bërë që të pranishmit në sallë ta duartrokisnin gjatë.

Për ta parë dhe duartrokitur, ishin familjarë, miq e dashamirë të artit. Të pranishëm ishin e gjithë familja e këngëtares dhe gjithashtu familja e të shoqit, në krye me këngëtaren Shyhrete Behluli, shkruan “Kosovarja”.

Learta ka ndarë me ndjekësit e saj një foto pranë kunatës së saj Neces dhe të dyja duken shumë bukur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË