Loreta Kaçka e njohur për publikun si Lori, është shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Lori ka paralajmëruar një këngë të re përmes një videoje të publikuar së fundi, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Ishalla e kapercej”, me tekst të Aida Barakut dhe Armend Rexhepagiqit, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë Darko Dimitrov dhe EMF Cretative.

Lori vjen tejet e veçantë në këtë klip, një pjesë të së cilit e zbuloi përmes një videoje të postuar së fundi në Instagram.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Lori është “Dashni”, në duet me Ardit Çunin.

MUND TË JU PËLQEJNË