Kim Kardashian është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes jo vetëm të mediave, por dhe të fansave të saj. Pavarësisht kësaj, Kim nuk heziton të ndajë me ndjekësit minente nga jeta e saj private, ku shumicën e kohësh shfaqet me fëmijët e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto me vajzën e madhe, North. Fansat kanë vënë re një detaj të vogël dhe e kanë gjykuar rolin e Kim negativisht. North mbante një palë vathë të rrumbullakta të mëdha dhe në sektorin e komenteve, ndjekësit e Kim nuk janë treguar aspak të butë.

“Lërë të sillet si fëmijë”, ka shkruar dikush, ndërsa një tjetër ka shkruar: “Këto vathë gjigandë për atë? Është vetëm 11 vjeç”.

Kim e ka treguar gjithmonë në fakt se vajza e saj është e apasionuar pas modës dhe shpeshherë i merr veshjet mamasë dhe me siguri dhe ky rast ka qenë i tillë.

Si një fëmijë që është, North pëlqen të luajë me gjërat e Kim dhe kjo gjë nuk quhet aspak e gabuar.

MUND TË JU PËLQEJNË