Kim Kardashian ka ardhur me një stil të ri të flokëve.

Trendi i flokëve për këtë sezon vere ka qenë dhe vazhdon të jetë ngjyra e çelët e flokëve.

Kanë qenë të shumtë artistët që kanë bërë ndryshim total në ‘look’ duke u kthyer në bionde dhe tani kësaj liste i është shtuar një tjetër personazh i njohur.

Bëhet fjalë për Kim Kardashian e cila ditën e djeshme ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku ka zbuluar se flokëve të saj të errët, i ka shtuar një nuancë ngjyre mjalti në maja.

Ajo gjithashtu ka prerë flokët e gjatë deri në gjatësinë e shpatullave, sërish duke u përshtatur me trendin e këtij sezoni. Kim së shpejti do lançojë koleksionin e saj të ri të kozmetikës dhe sigurisht për këtë duhet të jetë në formën e saj më të mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË