Kim ka mall për motrat pasi është izoluar për shkak të koronavirusit, madje është shtyrë edhe festa për ditëlindjen e vëllait të saj Robit.

Kim Kardashian ka pranuar se asaj me të vërtetë po i mungon familja pasi u izoluan larg njëra-tjetrës për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, shkruan TheSun.

Kim, 39 vjeç, në Twitter ka ndarë një foto të motrës së saj Kylie Jenner dhe shprehu trishtimin që detyrohet të mbajë larg të afërmit e saj për shkak të COVID-19.

Ajo shkroi “Po shikoja fotot e mia në telefon dhe gjeta këtë, më mungojnë motrat e mia, por ne të githa jemi në distancë shoqërore,duke qëndruar larg njëra-tjetrës të gjitha veç e veç jemi vetizolua”.

Ajo tha se kjo është e vështirë, por duhet ta bëjmë këtë për sigurinë tonë dhe për gjithë të tjerët.

Postimi i Kim vjen pasi u zbulua se festa e ditëlindjes së vëllait të saj Rob ishte shtyrë për shkak të shpërthimit të virusit.

“Askush në familje nuk po shoqërohet tani dhe të gjithë thjesht janë mbyllur në shtëpitë e tyre të ndara”, tha një burim.

Sipas atij burimi, Rob, vëllai i Kim, po qëndron me nënën Kris Jenner, kurse vajza e tij me nënën Blac Chyna.

MUND TË JU PËLQEJNË