Kida sonte do të iu rikthehet angazhimeve të saj me koncerte, që do të jetë në një nga klubet e qytetit të Tiranës.

Këngëtarja simpatike, para koncertit ka sjellur disa fotografi duke treguar për përgatitjet që po bën për natën e sotme.

Ndërsa, përmes këtyre imazheve, Kida zbuloj tatuazhin e ri që ka realizuar së fundi. Këngëtarja pak ditë më parë bëri tatuazh në dorë lulen ‘Orhidea’ nga e cila ka edhe emrin e saj të plotë.

“Cili është disponimi juaj sonte?”, ka shkruar Kida teksa dukej për mrekulli në veshje sportive dhe grim të theksuar.

MUND TË JU PËLQEJNË