Mungesa e hekurit në trup është arsyeja e dytë për humbjen e flokëve, por për fat të mirë kjo lehtë mund të rregullohet.

Flokët gri dhe të hollë janë dy shenjat më të dukshme që tregojnë se ato janë plakur. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të dobishme për të ushqyer flokun tuaj dhe të cilat duhet përdorur nëse doni që të ruhet shëndeti i tyre.

Arra

janë të mira për të luftuar humbjen e flokëve. Ato përmbajnë vajra që kontribuojnë në elasticitetin e flokëve dhe stimulojnë rritjen e tyre. Nëse nuk keni vajra të mjaftueshëm që e ushqejnë flokun, atëherë ato do të shkatërrohen.

Spinaqi

e hekurit në trup është arsyeja e dytë për humbjen e flokëve, por për fat të mirë kjo lehtë mund të rregullohet. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe me minerale, si: hekur, beta-karoten, acid folik dhe vitaminë C, të cilat mbajnë folikulën e flokut të shëndetshëm dhe lejojnë qarkullimin e yndyrës në lëkurën e kokës.

Karota

Karota është e pasur me beta-karoten, të cilën trupi e konverton në vitaminë A dhe kur bëhet fjalë për flokët, vitamina A ndihmon në prodhimin e yndyrës së lëkurës në kokë.

Kosi

Disa maska për flokë mund t’i bëni vetë, duke përfshirë kosin, versionin me më pak yndyrë që përmban vitaminë B5 dhe vitaminë D, që janë të lidhur me shëndetin e folikulës së flokut.

MUND TË JU PËLQEJNË