Edona Llalloshi është këngëtare e popullarizuar, që asnjëherë nuk ndali së sjelluri këngë e hite të njëpasnjëshme.

Krijimtaria e saj e shtirë në vite, ka bërë të krijojë një imazh të mirë, që rrallë herë dikush mund të arrijë kështu, shkruan Kosovarja.

Emri i saj i dëgjuar brez pas brezi dhe shumë e vlerësuar tek të gjithë, vetëm sa e kanë motivuar për të vazhduar tutje.

Me një fjalë për anën e saj profesionale ka shumë për të thënë e për të dhënë, e që kjo ka ndikuar që rrallë herë të flitet për jetën private të saj.

Edona në këtë pjesë është e përmbushur shumë, pranë të shoqit dhe dy fëmijëve, vajzës dhe djalit.

Edhe pse është shumë e angazhuar dhe e stërngarkur me profesionin e saj, ajo gjen kohë për ta.

Edona në kohën sa nuk është prezente me ta, mundohet ta plotësojë në çdo aspekt, madje ajo shfrytëzon pak që edhe ti drejtojë drejt diturisë.

E, po, këto imazhe janë dëshmitar i fjalëve që po flasim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË