Çifti i njohur i showbizz-it Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk janë më bashkë. Këtë e konfirmoi tre ditë më parë, Roberti me anë të një postimi në Instagram.

Fill pas kësaj ata janë bërë objekt diskutimi. Pas shumë komenteve, Roberti e fshiu foton që postoi me Norën në të cilën konfirmonte edhe ndarjen.

Mirëpo, Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale. Shtypi rozë shkruan se në Instagramin e të dyve shihen ende shumë postimet që kanë mbetur nga e kaluara, megjithëse janë të paktë në numër.

Është Nora ajo e cila ka hequr thuajse të gjitha fotot me Robertin nga profili i saj, ndërsa tre prej tyre këngëtarja ka vendosur t’i mbajë, edhe pas ndarjes.

Të treja këto foto janë me vajzën e tyre, Renee-në në festat e ditëlindjeve.

MUND TË JU PËLQEJNË